INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrap për të gjetur punë! Hapet Panairi, po Rama thotë...

Vrap për të gjetur punë! Hapet Panairi, po Rama thotë...

Publikuar më: 09:47 28-04-2016

Në një kohë kur numri i të papunëve në vendin tonë vijon të jetë i lartë, për shumë nga ta ndizet dita jeshile, pasi është hapur Panairi i punës. Në të marrin pjesë rreth 130 biznese, të cilët ofrojnë rreth 8 mijë vende pune.  
Në ditën e parë të tij Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në vendin tonë ka punë, por interesi i sipërmarrësve është që punëtorët të jenë të kualifikuar.

Rama tha: “Qeveria urë solide mes biznesit dhe punëkërkuesve. Panairi është tregues i përpjekjeve të qeverisë sonë. Në panair ka shumë oferta punësimi. Janë 8 mijë vende pune që ofrohen. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Janë 31 mijë vende pune, që janë të hapura, por 55% e punëkërkuesve janë pa arsim dhe 40% e kërkesave janë për teknikë e specialistë. Mungojnë njerëzit e kualifikuar. Sipërmarrjet e suksesshme janë dyfishuar. Kërkohen punonjës të të gjitha kategorive. Kush do punë, të vijë dhe të tentojë të gjejë punën përmes aplikimeve”.

Madje Rama ka ripërsëritur konstatimin e tij se shqiptarët janë përfshirë në një dembelizëm masiv të kultivuar nga qeverisja e kaluar.
“Në gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar dembelizmi masiv. Është inçentivuar “dembelizmi masiv” dhe mungesa e një strukture dhe infrastrukture. Mungesa e një mësimi profesional ka sjellë një rënie katastrofike të cilësisë dhe krahut të punës” – shtoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773