INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasësi i efektivit të reneas, Qosja arrest me burg

Vrasësi i efektivit të reneas, Qosja arrest me burg

Publikuar më: 10:13 06-09-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për David Qosen, për vrasjen e policit të FNSH të Shkodrës, Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës. Prokurori i çështjes rindërtoi ngjarjen duke treguar se policia e Shkodrës u njoftua nga një komshi i Qoses, i cili tha se 27-vjeçari po qëllonte me armë dhe ai njoftoi policinë, duke saktësuar se David Qosja kishte edhe probleme të personalitetit.
Sipas prokurorit, pas këtij raportimi policia u nis drejt Torovicës, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e FNSH.
Autoblinda e drejtuar nga polici Kodra i është afruar para shtëpisë së 27-vjeçarit Qosja, dhe pasi ka zbritur nga mjeti, është pozicionuar tek një pemë. Në këtë moment Qosja ka qëlluar me armë drejt policisë, duke plagosur rëndë, Ardian Kodrën, i cili ka nderuar jetë disa minuta më pas.
David Qosja akuzohet edhe për tentativë vrasje ndaj dy punonjësve të Policisë, Vilson Toka dhe Emirjon Bajraktari.
Sipas prokurorit, pas disa orë shkëmbim zjarri me policinë, shtëpia e Qosjes ka marrë flakë, nga frika se mos digjej i gjallë ai ka dalë jashtë, dhe është fshehur në një arë misri pa shtëpisë. Pasi ka kuptuar se ishte i rrethuar, ai ka hedhur armën dhe është dorëzuar.
Avokatja e tij ka thënë se ai ka pasur mundësi të largohej, por është kthyer dhe është vetëdorëzuar për t’u përballur me pasojat.
Vetë Qosja tha se ka qëlluar, pasi disa komshij kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij, dhe se kur ka ardhur policia nuk ka dashur që ata të hyjnë në shtëpi më e tij. Po deklaratë e tij, nuk ka ndryshuar qëndrimin e gjyqtares e cila ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg’.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602