INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasësi i komisarit Cuku habit me deklaratën e tij për vrasjet në Vlorë: Më mbroni familjen dhe do tregoj gjithçka

Vrasësi i komisarit Cuku habit me deklaratën e tij për vrasjet në Vlorë: Më mbroni familjen dhe do tregoj gjithçka

Publikuar më: 18:47 28-06-2017

Mikel Shallari, i riu 24-vjeçar nga Kuçova i arrestuar për ekzekutimin e komisarit Artan Cuku ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë në statusin e të penduarit.

“Më mbroni familjen dhe unë jam gati të flas”,- mësohet të ketë thënë ai përpara hetuesve.

Neës24 ka zbuluar të tjera detaje nga dëshmia e tij. Mësohet se Shallari  Shallari nuk ka treguar vetëm për vrasjen e komisarit ku pranoi të jetë ekzekutori, por edhe për krime të tjera në Vlorë, ngjarje të bujshme për të cilat kishte dijeni për porositësit, ndonëse nuk ishte ai ekzekutori, raporton  Balkanweb.

Shallari është përfshirë në këto ngjarje falë njohjeve me personazhe të krimit që aktivitetin e kishin jashtë shtetit, sidomos në Zvicër.

“Prokuroria është duke hetuar paralelisht edhe për ngjarje të tjera të bujshme si ajo e ndodhur në Vlorë në vitin 2011, ku Shallari pretendon se ka dijeni për ekzekutorët dhe porositësit e krimit.”

Duke qenë se çështjet janë ende nën hetim, nuk janë dhënë detaje për cilat vrasje bëhet fjalë konkretisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164