INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASËSIT e dy kushërinjve në Laç të penduar, tregojnë ngjarjen

VRASËSIT e dy kushërinjve në Laç të penduar, tregojnë ngjarjen

Publikuar më: 08:02 01-05-2019

Vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi, dhe kushëriri i tyre Manuel Bushi që vranë dy kushurinjtë në Laç pas arrestimit shfaqen të penduar. "Nuk deshëm t'i vrasim kushërinjtë Jushi". Gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër,” thanë ata. Sipas Shqiptarja.com autorët e krimit të dyfishtë janë shprehur të penduar që situata arriti deri në marrjen e dy jetëve të kushërinjve Erion dhe Kelvin Jushi. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura, rezulton se autorët dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Ata ishin të njohur me njëri-tjetrin. Debati në lokal ka nisur për një foto në rrjetet sociale, pra për një shkak krejt banal. Pakënaqësi për fotot e postuara, "pse e ke hedhur këtë foto", mësohet të jenë shprehur të rinjtë.
Mëson se ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën dhe dy vëllezërit të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883