INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja aksidentale e kalimtarit me bukë në dorë në Kavajë, sqarohet motivi i përplasjes

Vrasja aksidentale e kalimtarit me bukë në dorë në Kavajë, sqarohet motivi i përplasjes

Publikuar më: 08:13 05-07-2019

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një person u vra aksidentalisht policia ka arrestuar 5 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. 

Sipas policisë, “ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues në Kavajë, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Mbi secilin prej të arrestuarve policia ka dhënë këto detaje dhe veprat penale për të cilat ata do të gjykohen:


1- M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavajë, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë" dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake";
2- A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë' dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;
3- E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

4- Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë" dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake";

5- A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

6. U be shpallja në kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Nr. 1 Kavajë, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave", “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë' dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celularë, fishekë luftarak si dhe një serë provash të tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim laboratorik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311