INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 17 vjeçares, reagon Dom Gjergj Meta: Ata ishin një familje normale, mos ja vdisni nënën as...

Vrasja e 17 vjeçares, reagon Dom Gjergj Meta: Ata ishin një familje normale, mos ja vdisni nënën as...

Publikuar më: 11:43 28-12-2018

Vrasja e 17 vjeçares nga Mirdita i ka tronditur të gjithë saqë ajo u kthye në çështjen më të diskutueshme të ditës.

Arqipeshkvi i Mirditës Don Gjergj Meta ka reaguar lidhur me vrasjen e 17-vjeçares Briselda Gjinkolaj me origjinë nga Mirdita, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Don Gjergj Meta jep një këshillë për mediat që kanë shkruar për jetën e vajzës.

“Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse? Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshataret e saj. Informacioni është një e drejtë, por… mos ia vdisni nënën se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar. Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty. Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta”, është mesazhi i Arqipeshkvit.

Gjinkolaj ishte në një makinë me 23-vjeçarin Erion Benga, kur mbrëmjen e djeshme ndaj tyre është qëlluar me armë zjarri. Vajza mbeti e vdekur ndërsa 23-vjeçari u plagos. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949