INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 26-vjeçarit që po montonte kondicionerin, zbulohet kërkesa e prokurorisë…

Vrasja e 26-vjeçarit që po montonte kondicionerin, zbulohet kërkesa e prokurorisë…

Publikuar më: 18:22 24-08-2019

26 vjeçari Indrit Celaj, i mbetur i vrare nga vellezerit Kusi.

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Gjykatën Penale të Tiranës kërkesën për caktimin e masës e sigurisë të katër të arrestuarve në lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit Indrit Çelaj në Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për katër të arrestuarit, ku përfshihej pronari i vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka.

Të tre të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë qenë dëshmitarë okularë në vendngjarje në momentin kur është qëlluar 26 vjeçari dhe nuk kanë lajmëruar policinë.

Sipas prokurorisë masa e sigurisë për katër të arrestuarit do të caktohet ditën e nesërme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032389163970947