INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 28-vjeçares, djali thërriste: “O babi jo, o babi mos”

Vrasja e 28-vjeçares, djali thërriste: “O babi jo, o babi mos”

Publikuar më: 13:05 06-04-2016

Ata që kanë mbërritur të parët në familjen Dervishi në kryeqytet, menjëherë pas ngjarjes së rëndë  ku 29 vjeçari Admir Dervishi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, janë pikërisht fqinjët e pallatin që ata kishin shumë pak kohë që ishin vendosur. Kishin më pak se një muaj që çifti kishte marrë një apartamet me qera, banesa e cila i “mori” jetën 28-vjeçares Ilda Dervishi.

Fqinjët kanë rrëfyer për mediat se pas të shënave kanë dëgjuar djalin e viktimës 4 vjeçar, i cili i lutej babait vrasës.

“Ishte e tmerrshme. Iku e shkreta. Dëgjova  tre të shtëna. E fundit ishte pas gati një minute. Krimineli. Kujtova se vrau edhe veten. Fëmija bërtiste “O babi jo, o babi mos”. U dëgjuan të shtënat dhe të bërtiturat e fëmijës, nga kati i katërt deri në katin e parë ku jetoj unë. Dera do të ketë qenë e hapur se s’ka mundësi që të dëgjohen të qarat e fëmijës deri këtu”, tha njëri nga fqinjët e familjes Dervishi.

Ndërsa njëri nga komshinjtë që kishte dhe një market përballë banesës së çiftit tregon thotë se nuk mund të flasës për këtë ngjarje të rëndë, megjithëse shpeh vlerësime për nënën 28-vjeçare e cila u vra këtë të mërkurë nga bashkëshorti i saj.

“Askush nuk flet për këtë moj vajzë e xhaxhit. Aty s’ndërhyn askush moj çupë e xhaxhit edhe unë ti di nuk ti them. Ata lumi që i mori… Ishte një vajzë shumë e mirë. Kisha respekt për të. Vinte gjithmonë te marketi im.  Ishte goxha vajze.  Nuk e di nga ishte. Gardisti është më origjinë nga Kalivaçi i Tepelenës.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334