INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 47 vjeçarit në Sarandë, Policia: Viktima me të kaluar kriminale

Vrasja e 47 vjeçarit në Sarandë, Policia: Viktima me të kaluar kriminale

Publikuar më: 11:30 25-09-2016

Vëllai i kreut të njësisë administrative Kaçinar, Aleksander Bardhi, u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Shëndelli në rrethana ende të paqarta. Policia e Sarandës njofton se Bardhi ka qenë i dënuar për “plagosje me dashje”,  ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë. Mësohet se 47-vjeçari Aleksander Bardhi nuk e ka kryer dënimin, pasi ka qenë person në kërkim.

Ndërkohë, policia e Sarandës bën të ditur se në lidhje me vrasjen e Aleksander Bardhit janë shoqëruar 16 persona, me të cilët po punohet për sqarimin e rrethanave të vrasjes.

Njoftimi i policisë sot:

Vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Sarandë !

Policia e Sarandës vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, 47-vjeçari me inicialet A.B.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se viktima ka qenë person me precedent penal të mëparshëm, i dënuar më parë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Mirditë.

Deri në këto momente Policia ka shoqëruar 16 persona, me të cilët po punohet për sqarimin e rrethanave të vrasjes. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale. Hetimet vazhdojnë...

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0029349327087402