Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur sot në Memaliaj ku Skënder Hoxha vrau bashkëshorten e tij Antoneta Hoxha, kanë folur edhe fqinjët e tyre.
Fqinjët thanë se kishin dëgjuar zhurma dhe kishin shkuar të shihnin ç' kishte ndodhur.
Kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha ka qenë dëshmitari i parë i kësaj ngjarje.
Ai shprehet se sapo kishte hyrë në banesë, bashkëshorti i viktimës i kishte thënë të mos e preknin 53 vjeçaren sepse e kishin vrarë, shkruan Newsbomb.
Gjithashtu fqinjët tregojnë se nuk kanë ditur që çifti të kishte probleme.