INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, reagon Moska zyrtare

Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, reagon Moska zyrtare

Publikuar më: 19:32 19-12-2016

Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ndërroi jetë në spital pas një atentati gjatë një ekspozite në kryeqytetin turk.  Mirëpo pas kësaj ngjarje të rëndë, ka reaguar menjëherë Moska zyrtare.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova e ka cilësuar vrasjen e ambasadorit Andrei Karlov në Ankara një akt terrorist dhe nënvijëzoi se çështja do të ngrihet para këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Sot është një ditë tragjike për diplomacinë ruse. Sot në Ankara, ambasadori rus u plagos dhe më pas ndërroi jetë gjatë një eventi publik, – deklaroi zëdhënësja. – Kemi marrë sigurinë e autoriteteve turke që përgjegjësit e këtij akti do të ndëshkohen”.

Sulmi vdekjeprurës vjen vetëm një ditë përpara mbledhjes në Moskë të ministrave të jashtëm të Turqisë, Iranit dhe Rusisë për të diskutuar gjendjen në Aleppo.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502