INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Arben Gjecit/Dëshmon motra e të dyshuarit që kreu krimin, viktima thjesht më ngacmonte!

Vrasja e Arben Gjecit/Dëshmon motra e të dyshuarit që kreu krimin, viktima thjesht më ngacmonte!

Publikuar më: 10:50 28-01-2019

Pas vrasjes të 34-vjeçarit Arben Gjeci tre ditë më parë në fshatin Bastar në Tiranë, tre të rinj po mbahen të arrestuar. Vëlla e motër dhe bashkëshorti i kësaj të fundit kanë dhënë dëshmi kontradiktore për vrasjen. I dyshuar për vrasjen është Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares Elida Cani. Dyshohet se ai e ka qëlluar në kokën Arben Gjecin dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë duke e lënë jashtë kasolles ku ai ishte takuar me të motrën e martuar të Canit, për ta lënë të dukej sikur kishte rënë nga lartësia. Por, Esat Cani nuk ka pranuar se e ka vrarë personin që dyshonte se kishte lidhje jashtëmartesore me motrën e tij.

Por, policia ka arrestuar për pengim të drejtësisë në zbulimin e së vërtetës edhe motrën e Canit, Elidën 20-vjeçare, e cila dyshohet se u bë shkaku i kësaj vrasjeje, që tronditi jetën e katër familjeve ashtu edhe bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurtin.
Elida Cani nuk ka pranuar në Polici se kishte lidhje jashtëmartesore me Arben Gjecin, por vetëm se ai e ngacmonte. Këto ngacmime kishin ndodhur disa herë në fshat, madje ai i kishte prerë edhe rrugën, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë lloj afrimiteti.
Nga vrasja nuk është gjetur mjeti me të cilin është goditur në kokë viktima, por janë gjetur rroba të viktimës pranë shtëpisë së autorit të vrasjes, Esat Canit.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211