INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Arbër Bakos në burg, reagojnë mediat greke: Larje hesapesh mes bandave...

Vrasja e Arbër Bakos në burg, reagojnë mediat greke: Larje hesapesh mes bandave...

Publikuar më: 12:09 01-04-2019

Vrasja e të dënuarit shqiptar Arbër Bako në qeli ka shkaktuar reagime të forta në Greqi.

Nga Athina zyrtare vijnë reagime të ashpra në lidhje me vrasjen e të dënuarit shqiptar Arbër Bako, i njohur edhe me emrin Albert brenda qelive të burgut Koridhalos, më i madhi dhe me kushtet më të larta të sigurisë së shtetit fqinj.

Ministria e Drejtësisë reagoi e zemëruar duke thënë se publikimi i videos është një përpjekje "për të krijuar përshtypje të gabuar" dhe për "të mashtruar opinionin publik" në lidhje me gjendjen e sigurisë në burgje.

Ministria gjithashtu tha se vrasja e shqiptarit është nën hetim.

Por kreu i Sindikatës së Policisë së Burgjeve, Spyros Karakitsios, thotë se "Ministria e Drejtësisë mban përgjegjësi për gjendjen në burgun Korydallos," ndërsa shton se prej kohësh autoritetet ishin vënë në dijeni për gjendjen në burgje, por nuk kanë reaguar.

Karakitsios, i quajti të turpshme pamjet e transmetuara edhe nga televizionet kryesore të vendit dhe i përshkoi ato si të denja për vende si Venezuela apo Brazili dhe të një vendi të Bashkimit Europian.

Reagime ka dhe nga opozita. Zëvendëssekretari i Demokracisë së Re, Kostas Karagounis, tha se në qeverisjen e SYRIZA-s, është normale që të burgosurit të vriten.

Ndërkohë raportimet e medieve helene flasin për larje hesapesh mes grupeve shqiptare.

Arbër Bako u vra më 14 janar 2019. Ai humbi jetën pasi u qëllua 17 herë me thikë në qafë dhe në gjoks.

36-vjeçari ishte një vrasës me pagesë. Ai u dënua pasi tentoi të vriste avokatin Antonopoulos dhe gjithashtu akuzohet për vrasjen e avokatit tjetër Michalis Zafiropoulos në vitin 2017.

Sipas gazetës To Vima, videoja e publikuar së pari nga in.gr është dëshmi e asaj që ndodh në burgun më të madh të sigurisë së lartë të vendit dhe paralajmëron vrasje të tjera si ajo e Arbër Bakos.

Article Logic
Execution time: 0.0027921199798584