INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Arielës, flet për herë të parë vëllai i Aldison Belulaj:

Vrasja e Arielës, flet për herë të parë vëllai i Aldison Belulaj: "Ata ishin të lidhur, Aldisoni nuk ka kërcënuar"

Publikuar më: 11:02 23-01-2018

Në serinë e reagimeve për vrasjen e studentes së mjekësisë dy ditë më parë në Tiranë, së fundmi ka reaguar edhe vëllai i Aldison Belulajt në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Vëllai i 23-vjeçarit ka thënë për News24 se Aldisoni dhe Ariela ishin të lidhur dhe theksoi se prindërit shkuan për ti kërkuar dorën në shtëpi.

Më pas ai ka shtuar se nuk ka patur konflikt mes tyre dhe se Aldisoni është një tip i mbyllur. Po ashtu vëllai i të riut e ka mohuar që Aldisoni të ketë kërcënuar me vrasje Arielën.

Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Ariela Muratin dhe më pas qëlloi edhe veten pranë Fakultetit të Mjekësisë. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë një refuzim ng ana e Arielës.

Aldisoni ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377