INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Artan Cukut, mbledhje urgjente në Policinë e Tiranës. Ja shpërblimi që ka ofruar policia për informacione

Vrasja e Artan Cukut, mbledhje urgjente në Policinë e Tiranës. Ja shpërblimi që ka ofruar policia për informacione

Publikuar më: 12:29 09-04-2017

Pak minuta më parë, ndërsa në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës vijojnë homazhet për ish oficerin e vrarë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka organizuar një mbledhje urgjente në këto ambiente me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe dy prokurorë të Krimeve të Rënda.

I ndjeri Artan Cuku është ekzekutuar me 5 plumba mbrëmjen e djeshme para ashensorit, në hyrje të banesës së tij.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka  ofruar 30 milionë lekë shpërblim për këdo që ka informacion, në lidhje me vrasjen e komisarit Artan Cuku, duke siguruar anonimitet të plotë për këdo që ka informacion.

“Policia e Tiranës, duke garantuar anonimatin e plotë, ka vënë në dispozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje shumën prej 3 milion lekë të reja si shpërblim, në numrin e telefonit 0694110299”, njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434