INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e avokatit Ravik Gurra, pas avokatëve të Elbasanit edhe kolegët e Korçës në protestë

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, pas avokatëve të Elbasanit edhe kolegët e Korçës në protestë

Publikuar më: 10:24 26-03-2019

Me vrasjen e avokatit Ravik Gurra pas avokatëve të Elbasanit edhe ata të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë proceset gjyqësore për tre ditë.

Ky vendim i avokatëve ka ardhur në shenjë proteste pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra katër ditë më parë në Elbasan.

Gjatë mbledhjes së djeshme të mbledhjes Dhomës së Avokatisë në Elbasan u vendos bojkot 1 javor i proceseve gjyqësore.

Avokatët kërkojnë solidaritet për të gjithë kolegët në gjithë vendin.

Gurra u ekzekutua me 3  plumba nga një person, i cili është afruar në këmbë pranë tavolinës ku ndodhej Ravik Gurra me 2 kolegë të tjerë dhe më pas një person tjetër e ka ndihmuar të largohet.

Ndaj Ravik Gurrës, është qëlluar nga afër me një armë me silenciator dhe zhurma e lëshuar nga arma ka qenë aq e papërfillshme saqë dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të nuk e kanë kuptuar që avokati është ekzekutuar. 

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, në kohën kur viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tij për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389