INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e avokatit /Protestë në Elbasan, kolegët bojkotojnë gjyqet

Vrasja e avokatit /Protestë në Elbasan, kolegët bojkotojnë gjyqet

Publikuar më: 10:31 25-03-2019

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatit të njohur që kishte mbrojtur në procese gjyqësore anëtarë të fisit “Çapja” nga Elbasani dhe Emiljano Shullazin, ka tronditur jo vetëm qytetin por edhe avokatët në mbarë vendin.

Ekzekutimi i avokatit ka bërë që Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë të kërkojë nga organet ligjzbatuese të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, theksohet se kërcënimet ndaj avokatëve po përshkallëzohen dita-ditës.

Por, Dhoma e Avokatëve në Elbasan ka shkuar edhe më tej duke ndërmarrë një akt ekstrem.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, kolegët e Gurrës në Elbasan nga sot kanë ndërprerë për tre ditë çdo shërbim avokatie në shenjë proteste.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034568309783936