Pas krimit të rëndë në familje në Memaliaj, Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës publikon informacionin zyrtar për vrasjen e Iljaz Shahajt nga i biri.
Blutë konfirmojnë se autori i krimit është i biri Arjan Shahaj 35-vjeç, i cili e ka goditur të atin me sëpatë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai vuan prej kohësh nga çrregullimet mendore.
Më pas djali u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e Arjan Shahajt.
Krimi u raportua nga banorët e zonës. Ata rrëfejnë se Arjani kishte tentuar në vitin 2013 të vriste të ëmën dhe paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e fshatit Shalë.