INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Çiçës, Apeli lë në burg ish - efektivin Alban Trimi

Vrasja e Çiçës, Apeli lë në burg ish - efektivin Alban Trimi

Publikuar më: 12:09 30-05-2016

Ndërsa policia ka lëshuar urdhër arresti për dy të akuzuarit për vrasjen e Elon Çiçës, Gjykata e Apelit ka marr vendimin lidhur me ish efektivin Alban Trimi. Mësohet se Gjykata e Apelit ka lënë në burg Alban Trimin, vendim i cili ishte dhë në shkallën e parë. Alban Trimi, ish-efektivi akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vertetës në vrasjen e ndodhur te lokal “De Niro”, ku u ekzekutua Elton Çiça rreth një muaj më parë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur vrasja, Trimi sëbashku me mjekun, Redjan Rrahja kanë qenë në një tavolinë me viktimën, ku kanë marrë sendet personale te tij. Por ndërkohë Trimi nuk e ka pranuar akuzën në gjykatë. Ai ka pretenduar se nuk ka lidhje më ngjarjen për të cilën akuzohet.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit kanë treguar se sapo është ekzekutuar 36-vjeçari, mjeku Redjan Rrahja ka marrë çantën e viktimës dhe ka nxjerrë pistoletën dhe celularin, të cilën e ka fshehur në ambjentet e lokalit ku kamera nuk regjistron. Por pas disa minutash, pistoleta dhe celulari është marrë nga Alban Trimi, i cili e ka futur në brez dhe është larguar nga lokali.
Këto veprime janë kryer menjëherë pas dërgimit të trupit të Çiços në drejtim të spitalit, ndërkohë që lokali ka qenë i zbrazët, pasi klientët janë larguar me shpejtësi pas dëgjimit të krismave.
Sipas Prokurorisë, menjëherë pas kqyrjes së pamjeve është nxjerrë urdhëri i ndalimit për efektivin, por ai është ekzekutuar nga policia vetëm dy ditë më pas me argumentin se nuk gjendej, ndërkohë sipas verifikimeve Trimi ka marrë pjesë në varrimin e viktimës Çiça në Tepelenë.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996