INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e dy vëllezërve, PD: Ku je fshehur Sandër Lleshaj? Shkodrën e sundon krimi

Vrasja e dy vëllezërve, PD: Ku je fshehur Sandër Lleshaj? Shkodrën e sundon krimi

Publikuar më: 12:58 30-03-2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ai i kërkon llogari ministrit të Brendshëm Sandër LLESHAJ, që sipas Spahisë ka për detyrë të ruajë sigurinë dhe jetët e qytetarëve. Por ndërsa kjo nuk ndodh, sipas tij është mirë që Lleshaj dhe qeveria Rama të shporren.

Statusi i plotë

KU JE FSHEHUR SANDER LLESHAJ?
E shtuna nis me dy te vrare ne Shkoder! Pasiguri ne qytet edhe diten per diell! Sot policia angazhohet me urdher politik, per ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, qe kane trembur keq kryeministrin, e nuk arrin te beje detyren kryesore: sigurine e jetes se qytetarit! Sander Lleshaj nese ke kaq merak friken e kryeministrit, behu bodyguard i tij, por edhe per ate pak kohe qe do jesh ne postin e ministrit te brendshem, siguria e qytetareve duhet te jete prioriteti! Edhe si statistika keto raste jane te frikshme per qytetaret! Eshte koha te shporreni!#SiguriPerQytetaret

Lidhur me vrasjen në Shkodër kanë reaguar edhe ish deputetët Noka dhe Luciano Boci të cilët shprehen se jo vetëm Shkodra por e gjithë Shqipëria është si Palermo.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666