Pas ngjarjes në Dajç të Shkodrës mbrëmjen e së hënës, ku pas një sherri në lojën e pokerit u vranë dy persona dhe u plagosën katër të tjerë, familjarët e vrasësit, Miklovan Parubit janë izoluar. Ata kanë frikë nga gjakmarrja, pasi kanuni vijon të jetë ende prezent në këto zona dhe i druhen një vrasjeje tjetër.
Autori i masakrës dhe viktimat janë nga e njëjta zonë dhe njiheshin me njëri tjetrin. Ndërsa familjarët e viktimave kanë hapur dyert e mortit, pasi kanë marrë nga morgu trupat e tyre.
Deri më tani policia vetëm ka identifikuar vrasësin dhe po vijon intensivisht kërkimet për kapjen e tij.