INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ekstremistit grek, flet nëna: Nuk e dua më jetën pa të, pse...

Vrasja e ekstremistit grek, flet nëna: Nuk e dua më jetën pa të, pse...

Publikuar më: 11:54 29-10-2018

Pas vrasjes së 35-vjeçarit grek në Bularat të Gjirokastrës, ka folur për mediet edhe mamaja e djalit.

35-vjeçari, Konstantinos Kaçifa terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë.

Gazeta greke Protothema, ka marrë një prononcim të gruas, e cila mes lotëve ka thënë se djali i saj ishte i pafajshëm.

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”.-ka thënë e ëma e djalit, Vasilia Kaçifa.

Ajo ka thënë se nuk ka patur dijeni për ngjarjen e djeshme.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasditen e djeshme, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protestë ditën e djeshme.

Mediet greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499