INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ekstremistit grek nga forcat RENEA në Gjirokastër, reagon Athina zyrtare: Presim nga...[FOTO]

Vrasja e ekstremistit grek nga forcat RENEA në Gjirokastër, reagon Athina zyrtare: Presim nga...[FOTO]

Publikuar më: 18:09 28-10-2018

Athina zyrtare ka reaguar pas vrasjes së grekut në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar. Ministri i Jashtëm grek, post që mbahet nga kryeministri Tsipras kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.

“Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe më pas të merren masat e duhura menjëherë. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme që drejtohet aktualisht nga kryeministri grek Aleksis Tsipras.

DAG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021860599517822