INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ekstremistit grek, Policia e Shtetit tregon dinamikën, Edi Rama i përgjigjet Greqisë: Fqinj të dashur, bashkohuni me...[FOTO]

Vrasja e ekstremistit grek, Policia e Shtetit tregon dinamikën, Edi Rama i përgjigjet Greqisë: Fqinj të dashur, bashkohuni me...[FOTO]

Publikuar më: 20:00 28-10-2018

Policia e Shtetit ka dalë në komunikatë zyrtare në lidhje me vrasjen e shtetasit Kostandin Kacifas sot në Bularat të Gjirokastrës. Uniformat blu të shtetit shqiptar bëjnë me dije se Kacifa është vrarë, pasi më herët kishte rrezikuar seriozisht jetën e policëve. Nga policia përshkruhet me detaje operacioni, që për fat të keq përfundoi me vrasjen e të riut Kostandin Kacifas.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë. Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë. Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të ndodhur ditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter, kryeministri Rama thekson se në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të “Fandaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, Greqia duhet t’i bashkohet Shqipërisë për t’u lutur dhe falënderuar zotin.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.

RAMI.png

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385