Elton Çiça nga Tepelena u ekzekutua me armë në një lokal pranë stadiumit "Dinamo" në kryeqytet. Viktima u qëllua nga një person, ende i paidentifikuar. Çiça ka qenë në tavolinë me tre persona të tjerë në momentin kur u afrua vrasësi dhe e pyeti nëse ishte Elton Çiça. Sapo viktima i konfirmoi identitetin e tij, autori nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 në lokalin “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
36 vjeçari është djali i Naim Çiçës, 61 vjec. Prinderit e tij u bënë pre e një grabitjeje në banesën e tyre në lagjen “Demokracia” të qytetit të Tepelenës në mars të 2015. Tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, vodhën një shumë prej 5.000 euro dhe më pas u larguan duke përfituar nga errësira. Ata përdorën dhe dhunë fizike ndaj të moshuarve.
Sekuestrohen kamerat e sigurisë:
Kamerat e sigurisë si dhe te gjithë personat që ndodheshin në lokal në momentin e krimit pritet të zbardhin detaje mbi krimin. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat pritet të zbardhin dinamikën dhe autorin.
Njoftimi i policisë së Tiranës (ora 23:00, 1 Maj 2016)
“Policia e Tiranës ka marrë një telefonate se në një lokal pranë zonës së stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Forca të shumta policore shkuan në vendngjarje.
U konstatua se te lokal “De Niro” është plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Cico.
I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihme mjekësore në spital, por megjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve.