INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e gazetarit saudit. Agjenti veshi rrobat e Khashoggit, dyshohet se trupi u transportua me avion

Vrasja e gazetarit saudit. Agjenti veshi rrobat e Khashoggit, dyshohet se trupi u transportua me avion

Publikuar më: 14:32 22-10-2018

Një nga 15 të dyshuarit për vdekjen e Jamal Khashoggit veshi rrobat e gazetarit saudit menjëherë pas vrasjes së tij në Konsullatën në Stamboll për të mashtruar autoritetet. Një zyrtar i lartë turk dha këtë informacion për mediet. Incidenti është regjistruar edhe nga kamerat. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga TRT shihet një njeri duke lënë konsullatën me rrobat e Khashoggit, një mjekër të rreme dhe syze. Ky njeri u identifikua si agjenti Mustafa Madani, i cili, sipas hetuesve të çështjes, u dërgua për të vrarë gazetarin, i cili kishte lënë një takim në konsullatë për dokumentet e tij të dasmës.

uuu.JPGPas refuzimit të përfshirjes në vdekjen e gazetarit 59-vjeçar, Arabia Saudite njoftoi të shtunën në mëngjes se ai kishte vdekur në konsullatë, dhe një orë më vonë u tha se ai kishte gjetur vdekjen gjatë një përplasje. Ky ishte versioni më i fundit i konfirmuar edhe nga një zyrtar për mediet turke. 57-vjeçari Madani thuhet se është veshur si Kassogi për të mashtruar hetimet, dhe për të krijuar idenë se gazetari po largohej nga konsullata. "Rrobat e Khashoggit ndoshta ishin ende të ngrohta kur Madani i veshi ato," thotë zyrtari turk.

gazetari_duke_hyre_ne_konsulate.JPGTrupi u çua me një avion privat në Riad
Ndërkohë, që Lindja e Mesme jep një dimension krejtësisht të ndryshëm se çafrë ndodhi me trupin e gazetarit, zyrtari turk thotë se ai u transferua në Riad nga truproja e princit të Arabisë Saudite. Autoritetet turke vlerësojnë se Maher Abdulaziz Mutribe, oficeri i inteligjencës i përfshirë në vrasjen, ishte ai që ndërmori "vjedhjen" e trupit të Kassogit nga Turqia me një avion privat. Princi i truprojës arabe të Arabisë la Stambollin në orën 18:20 më 2 tetor, disa orë pas vdekjes së Kassogit. Ai udhëtoi me avion privat nga Aeroporti Ataturk i Stambollit, duke marr një qese të madhe me vete. Atje, sipas vlerësimeve, ishte trupi i pajetë i gazetarit 59-vjeçar.

madani_1.PNGMutrib arriti të largohej pa u kontrolluar. Bagazhi i tij nuk u kontrollua pasi ai kaloi nëpër dhomën VIP dhe as nuk u kontrollua në avion. Kjo për shkak se ngritja ndodhi përpara alarmit për zhdukjen e Jamal Khashoggit.

Në një aeroplan i dytë që ishte në aeroportin Ataturk, u kontrollua, por atje autoritetet turke nuk gjetën asgjë. Sipas zyrtarëve turq, truproja e princit Saudit, që mbante një pasaportë diplomatike, dukej se po nxitonte. Deri tani, autoritetet turke nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë ndonjë gjurmë të trupit të Jamal Khashoggit.

madani_prane_xhamise.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917