INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e gruas në Fier, në hetim gjyqtari

Vrasja e gruas në Fier, në hetim gjyqtari

Publikuar më: 20:10 05-12-2016

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj gjyqtarit Ergys Selmani, pasi nuk çoi në kohë për ekzekutim urdhrin e mbrojtjes për shtetasen Liliana Ruko, 43 vjeç, e cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Dyshohet se gjyqtari Selmani ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë institucioneve përgjegjëse të vendimit për mbrojtjen gruas.

Ai akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Deklarata e Policisë

Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal për “Shpërdorim detyre”, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, shtetasit E.S .

Ky procedim penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases L.R , institucioneve pergjegjëse. Më pas ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes së shtetases L.R nga bashkëshorti i saj. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Policia e Fierit ka nisur gjithashtu procedimin penal edhe ndaj kryetares së zyrës përmbarimore në këtë qytet,  në lidhje me vrasjen e shtetases Liliana Ruko. Policia njofton se L.SH, 36 vjeçe gjatë deklarimit në komisariat pretendoi se e kishte vendimin, por nga kqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168