INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ish drejtuesit të policisë Cukut. Lirohen të dyshuarit e parë…

Vrasja e ish drejtuesit të policisë Cukut. Lirohen të dyshuarit e parë…

Publikuar më: 09:52 10-04-2017

Pas vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cukut, janë marrë në pyetje të dyshuarit e parë. Dy vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vra në zyrën e shefit të komisariatit nr.4 në Tiranë, Cukut, në 2005, u pyetën ndër të parët. Po më pas ata u lanë të lirë nga policia e Tiranës. Bujar Daka dhe Flori Daka ishin shoqëruar prej mbrëmjes së të shtunës, menjëherë pas vrasjes se Cukut në shkallët e pallatit ku jetonte, në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.
Policia nuk ka mundur të gjejë prova që i implikojnë ata në vrasjen e ish -zyrtarit të policisë. Mësohet se ata kanë deklaruar se hasmërinë me 42 -vjeçarin e kishin mbyllur pak kohë pas vrasjes së vëllait të tyre dhe se nuk kishin më arsye për t'u hakmarrë.
Agim Daka u ndalua nga policia në vitin 2005 pasi vëllai i tij, Bujari, ishte arratisur nga burgu i Shkodrës. Një postbllok i policisë dyshoi se ai ishte Bujari, me të cilin kishte ngjashmëri.
Gjatë marrjes në pyetje në komisariatin 4 Agim Daka kishte deklaruar se ai ishte i vëllai dhe se ishte larguar nga Shkodra për shkak se kishte frikë nga vëllezërit e ish -bashkëshortes. Ata e bënin përgjegjës për vetëvrasjen e saj, me helmim. Gjatë marrjes në pyetje, siç rezultoi nga hetimet, Agim Daka në kushte të rënda psikike, i ka rrëmbyer nga brezi pistoletën Artan Cukut dhe është qëlluar në kokë.
Policia dyshon se Cuku mund të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Hetimet janë përqendruar edhe në detyrat që ka mbajtur Cuku si drejtor i policisë së Vlorës, shef i komisariatit të Fierit, Beratit, etj, ku ka goditur disa grupe kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494