INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA e ish-policit në Tiranë, HAKMARRJA shkaku i ekzekutimit. Ja kush është familja që kishin konflikt

VRASJA e ish-policit në Tiranë, HAKMARRJA shkaku i ekzekutimit. Ja kush është familja që kishin konflikt

Publikuar më: 10:55 31-01-2019

Pas ngjarjes që tronditi Tiranën mesditën e djeshme ku një ish polic mbeti i vrarë, policia ka shoqëruar disa persona.

50-vjeçari Arben Bilali kishte rreth 20 vite që ishte larguar nga radhët e policisë, ndërsa bashkëshortja e tij Matilda Bilai aktualisht është specialiste e krimit në drejtorinë e Tiranës.

Hetimet lidhur me vrasjen janë përqendruar në atë të hakmarrjes, për shkak të së kaluarës dhe atentateve që kanë pasur shënjestër familjarët e tij. Burimet për mediet bënë me dije se Bilait i janë vrarë edhe dy vëllezër, dhe për këtë shkak ish polici pjesën më të madhe të kohës e kalonte në shtëpi ku qëndronte i ngujuar.

Ish-polici është qëlluar me 10 plumba në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri armësh Bilalin i cili gjendej brenda makinës së tij tip “Hunday”, në stacionin e fundit të Tiranës së Re.

Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamika e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh.

Kjo pasi Bilali (dyshohet si pjesë e bandës së Selitës) dhe sipas burimeve nga policia ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë. Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë vëllai i tij Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet, që është pasuar me disa atentate të përgjakshme. Hakmarrja mes dy gupeve ka shkaktuar disa të vdekur.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të cilët kanë parë tre personat e maskuar të largohen me një makinë të tipit “Benz”. Një kamer sigurie pranë një biznesi, pas një peme, mendohet se ka filmuar pamjet e atentatit.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064