INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ish-policit në Tiranë, ndalohet një person. Dyshohet se ka...

Vrasja e ish-policit në Tiranë, ndalohet një person. Dyshohet se ka...

Publikuar më: 18:36 30-01-2019

Pas ngjarjes që tronditi Tiranën ditën e sotme ku mbeti i vrarë një ish-polic, ndalohet një person i dyshuar për vrasjen.

Policia ka ndaluar pak momente më parë një 30-vjeçar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në atentatin e sotëm.

Tre persona të maskuar qëlluan me breshëri plumbash drejt Arben Bilalit, ndërkohë që bëhet me dije se ish oficeri i policisë i ka mbijetuar një atentati disa vite më parë.

Policia ka sekuestruar 30 kamera për të hetuar vrasjen e tij.

Bëhet me dije se disa vite më parë Bilalit i kanë ekzekutuar dy vëllezërit në dy atentate të ndryshme.

Në vitin 1997 ish-policit i vranë vëllain Bujar Bilali, i cili ra gabimisht pre e një breshërie plumbash, ndërsa në vitin 2010 i vranë vëllain tjetër Leoard Bilali, ish mundës i Dinamos.

Bilali ka edhe një vëlla tjetër, por të dy jetojnë të ngujuar dhe dalin shumë rrallë nga shtëpia që pas vrasjes së vëllezërve, ndërkohë shtëpia e tij është e pajisur në çdo cep me kamera sigurie.

Article Logic
Execution time: 0.0038251876831055