INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e ish presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, rrëfimi tronditës i bashkëpuntores së tij

Vrasja e ish presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, rrëfimi tronditës i bashkëpuntores së tij

Publikuar më: 13:44 27-07-2019

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vdekja e ish-presidentit të vetëshpallur të Çamërisë, Festim Lato.

Bashkëpunëtorja e Latos zbuloi prapaskenat e vdekjes së ish-biznesmenit të njohur shqiptar.

Sipas Sadrie Kasmit, Festim Lato u fut qëllimisht në kurth nga një shtetas holandez për shitjen e një makine. Ajo tregoi se i ndjeri u thirr në takim nga qytetari i huaj dhe më pas është ekzekutuar me pabesi.

‘’E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. Ishte një djalë holandez që ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda. Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë. E ka thirrur ky djali, i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe. Ai i la të gjitha në makinë, me telefona dhe ata e morën e vranë’', deklaroi Kasmi, shkruan Newsbomb.

Festim Lato u gjet i vdekur në 20 korrik në Holandë. Autoritetet vendase raportuan se shkak i vdekjes së tij tronditëse ishin borxhet e akumuluara prej tij ndër vite.

Trupi i 44-vjeçarit u soll dje në Vlorë ku iu dha dhe lamtumira e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176