Vrasja e presidentit John Kennedy gjithmonë ka qënë e mbushur me plot mister dhe teori konspirative.
Por mesa duket presidenti i SHBA-së Donald Trump do të na afrojë më shumë me të vërtetën.
Mediat raportojnë se Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të autorizoj shpërndarjen e rreth 3100 dokumenteve sekrete mbi vdekjen e Kennedy, presidenti i SHBA i vrarë në 1963.
Po ashtu vetë Trump e bëri publike njoftimin në rrjetin social twitter.
“Do të autorizoj shpërndarjen e dokumenteve të klasifikuara mbi vdekjen e Kennedy’ shkroi manjati në tëitter.
Shumë dokumente mbi Kennedy janë publikuar edhe më parë në bazë të ligjit të vitit 1992. Ndërsa më shumë se 3100 të tjera mbahen sekrete nga shteti.