INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e komisar Cukut, pezullohet me një vit gjyqi për Bledar Jambellin

Vrasja e komisar Cukut, pezullohet me një vit gjyqi për Bledar Jambellin

Publikuar më: 10:44 18-10-2018

Është pezulluar me një vit gjyqi për Bledar Jambellin, të akuzuarin si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut.
Pezullimi është bërë me qëllim njoftimin e të pandehurit, Bledar Jambelli.

Për vrasjen e komisarit Artan Cuku, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari. Edhe seanca e parë e caktuar më 11 shtator ndaj dy të akuzuarve Kristian Leci dhe Bledar Jambellit u shty për shkak të mungesës së tyre. Të dy janë në kërkim nga policia.

Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së Artan Cukut, ndërsa Leci si ndërmjetës. Ky i fundit është kushëri me ekzekutuesin real, Mikel Shallari.

Bledar Jambelli mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119