INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e kushërinjve në Laç/ Lihen në burg autorët, njëri shpërthen në lot: Jam penduar, nuk doja...

Vrasja e kushërinjve në Laç/ Lihen në burg autorët, njëri shpërthen në lot: Jam penduar, nuk doja...

Publikuar më: 10:35 04-05-2019

Paraditen e sotme janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre të akuzuar për vrasjen e kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi në Laç.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 prillit 2019, ndërsa autorët u vetëdorëzuan disa ditë më pas. Gjatë hetimeve kanë rrëfyer se krimi kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se debati në lokal kishte nisur për një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

Dëshmia në gjykatë

Mësohet se Markel Bushi në lot ka pranuar se ishte ai autori i krimit, por se ishte penduar.

Markel Bushi: Nuk doja t' vrisja. Jam penduar për atë çfarë kam bërë.

Vincens Bushi është shprehur se viktimat e kishin goditur me sende të forta dhe kjo ishte arsyeja e agravimit të situatës.

Vincenc Bushi: "Më goditën me sende të forta ndaj u agravua situata, deri në përdorimin e armëve."

Ndërkohë Manuen Bushi nuk ka folur

Sot paradite Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Markel, Manuel dhe Vincens Bushin, shkruan Oranews.

Article Logic
Execution time: 0.0046710968017578