INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Lamajt. Gjykata e Holandës vendos ekstradimin e Frrokut në Shqipëri

Vrasja e Lamajt. Gjykata e Holandës vendos ekstradimin e Frrokut në Shqipëri

Publikuar më: 16:46 16-05-2017

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare. Lajmi është bërë publik nga gazeta “Panorama” e cila shkruan se gjykata e Lartë e shtetit holandez ka marrë këtë vendim. Arben Frroku u dënua në shkurt të 2013 nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Por në Prill të 2015-s Frroku u shpall i pafajshëm për këtë akuzë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frrokun. Ai u arrestua në Holandë në datën 6 Mars me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa. Ai u ndalua fillimisht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa më pas u kryen verifikimet dhe rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e komisarit Lamaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275