INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e lideri serb Ivanoviç, përgjimet zbulojnë vrasësin…

Vrasja e lideri serb Ivanoviç, përgjimet zbulojnë vrasësin…

Publikuar më: 16:05 21-01-2018

Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, bashkëpunëtorët e tij dhe politikanë serbë në Kosovë dhe Beograd përjashtonin opsionin që prapa vrasjes qëndrojnë shqiptarët, shkruan media kosoavare Insajderi e cila po ashtu ka publikuar edhe përgjimet ku flitet se vrasës i politikanit është  mafia serbe .

Dyshohet se vrasjen e ka kryer mafia serbe në krye me Milan Radojiçiq,  ndërsa organizimin e ka bërë shteti serb citon e përditshmja.

Kjo dëshmohet në një bisedë telefonike mes një kryetari të një partie në Beograd dhe një asamblisti serb në veri të Mitrovicës shkruan Insajderi.

Kryetari i një partie serbe në Beograd ishte i shqetësuar për jetën e politikanit lokal të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç.

Nikola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane e kishte këshilluar Ivanoviçin që të kërkonte mbrojtje në Prishtinë. Por, këtë këshillë Ivanoviq e kishte shpërfillur. Tre muaj më vonë, ai u ekzekutua me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Por kush mund ta ketë vrarë Ivanoviqin?

Një politikan lokal serb, asamblist në Komunën e Mitrovicës së Veriut, pretendon se e di kush e vrau Ivanoviqin. Në bisedën telefonike të këtij asamblisti me kryetarin e Partisë Republikane, thotë se vrasjen e ka kryer mafia në krye me Milan Radojiçiq, mik i afërm i kriminelit Zvonko Veselinoviq dhe se organizator i vrasjes, sipas tij, është shteti i Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664