INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Marvi Mihalit/ Gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit, reagojnë prindërit: Fatin tim të zi e...

Vrasja e Marvi Mihalit/ Gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit, reagojnë prindërit: Fatin tim të zi e...

Publikuar më: 11:48 11-04-2019

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burg 4 autorët e vrasjes së Marvi Mihalit. Dejvis Bitraj u dënua 19 vite burg, Ndërsa Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla me nga 12 vite burgim.

Familjarët e viktimës janë shprehur kundër këtyre vendimeve, ndërsa akuzojnë gjykatësit se kanë ndryshuar akuzën për të abuzuar me vendimin.

"Nuk kam kërkuar asgjë, vetëm drejtësinë. Kam thënë që do ta vendos me çdo kusht. Sot çunit tim i ka lëviz pllaka e mermerit sipër varrit. Sa të kem jetë, të gjithë ata që janë përlyer në këtë histori të ndyrë do marrin reston e vet. Unë nuk do ndaloj së kërkuari drejtësi. Kjo është tallje. Ai e therri, ja nguli thikën nga lart dhe ai ndryshon kualifikimin e veprës penale, heq paramendimin, lë vetëm vrasje në bashkëpunim me dashje, që të abuzojnë me vendimin. Këta gjykatësa s'kanë frikë as nga vetingu asgjë. Nuk i bëhet vonë se vdiq djali im. Fatin tim të zi e provofshin gjykatësi", shprehet nëna e të riut.

Babai e Marvi Mihalit: Mallkimi i djalit tim i ndjektë këta gjykatës, këta plehra.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047