Lirohen dy nga autorët e vrasjes së Marvi Mihalit.
Për Kridens Alla dhe Marsel Alla ka ndryshuar përsëri masa e sigurisë nga 'arrest me burg', në 'detyrim paraqitje'.
Disa javë më parë tre autorët e vdekjes së të riut u liruan dhe u rikthyen përsëri në qeli për akuzën e “vrasjes në bashkëpunim” pasi çështjen e mori në dorë Gjergji Tako.
Vrasja e 23-vjeçarit Marvi Mihali iu hoq nga hetimi prokurorit Artan Lulaj i cili la të lirë 3 autorët dhe iu ngarkua prokurorit të ri Gjergji Tako me kujdes të veçantë nga vetë kryeprokurorja Arta Marku.
Por mesa duket e gjitha ka zgjatur vetëm dy javë dhe dy autorët Kridens Alla dhe Marsel Alla janë sërish të lirë.
Kridens Alla, Marsel Alla dhe Dejvi Bitraj, akuzohen si bashkëpunëtorë në krim me Eugen Bitrajn, ky i fundit në burg bashkë me Dejvi Bitrajn.
Marvi Mihali, 23 vjeç, mbeti i vrarë para një viti si pasojë e një sherri për një karikues telefoni.