INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e parukieres, gjykata lë në burg 31-vjeçarin

Vrasja e parukieres, gjykata lë në burg 31-vjeçarin

Publikuar më: 11:56 14-11-2016

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Alfred Nikolli. 31-vjeçari akuzohet se vrau tre ditë më parë parukieren Etleva Ndoka, me të cilën mësohet se kishte patur një marrëdhënie jashtëmartesore. Nikolli nuk ka pranuar të flas për ngjarjen para trupit gjykues, duke u shprehur se është shumë i tronditur. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjë familjarë i tij. 31-vjeçari nga Lezha akuzohet se ekzekutoi me 2 plumba në zemër 28-vjeçaren Etleva Ndoka, nënë e një fëmije ndërsa kjo e fundit ishte brenda sallonit të parukerisë, në shoqërinë e një klienteje.
Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e 11 nëntorit brenda sallonit të viktimës në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nikolli u arrestua disa orë pas ngjarjes ndërsa po tentonte të arratisej.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996