INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e parukieres në Lezhë, kishte lidhje të trefishtë

Vrasja e parukieres në Lezhë, kishte lidhje të trefishtë

Publikuar më: 19:08 11-11-2016

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Lezhë, ku 31 vjeçari Alfred Nikolli ka vrarë pronaren e një parukerie, Etleva Ndokën, mësohet të ketë pasur shkak “xhelozinë”. Policia ka arrestuar Alfred Nikollin ndërkohë që tashmë kanë filluar të zbardhen edhe detaje nga shkaku i këtij konflikti që degjeneroi humbjen e një jete. 
“Të afërmit e viktimës thanë jashtë kamerës se, e reja ka pasur më herët një lidhje jashtëmartesore me 31-vjeçarin. Po të njëjtat burime rrëfejnë se prej një viti, Etleva kishte shkëputur çdo lloj lidhje me 31-vjeçarin, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Viktima dhe autori, sipas këtyre burimeve, janë konfliktuar më herët dhe 28-vjeçarja ka bërë denoncim në polici ndaj Nikollit”, sipas Neës 24. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

“Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë”, sipas Report Tv, që shton se “sipas burimeve, Nikolli kishte financuar biznesin e Ndokës dhe kishte kontribuar deri në blerjen e mobiljeve të parukerisë sallon bukurie, ‘Eva’. Nga të dhënat mësohet se Etleva Ndoka kishte një lidhje tjetër për të cilën Alfred Nikolli ishte ndjerë tepër xheloz kohët e fundit. Kjo besohet si shkaku kryesor i vrasjes së 28-vjeçares ditën e sotme në Lezhë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842