INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Polisë/ Zbulohet emri i ekzekutorit. Ja çfarë ndodhi me 3 bashkëpuntorët që mohuan krimin

Vrasja e Polisë/ Zbulohet emri i ekzekutorit. Ja çfarë ndodhi me 3 bashkëpuntorët që mohuan krimin

Publikuar më: 12:04 27-03-2019

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tre të arrestuarit e ditës së djeshme, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit në vrasjen e Nard Polisë apo siç njihej ndryshe si “Nardi i Bjekshëve”.

Bëhet fjalë për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini, ndërsa Policia ka bërë të mundur idetifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit. Ai është Kristian Sulaj, vëllai i Alfred Martinit por ka ndryshuar mbiemrin.

Autori kryesor i vrasjes dyshohet se ka kaluar nga pika kufitare e Muriqanit dhe është arratisur nga Shkodra.

Një ditë më parë ata kanë mohuar akuzat ndaj tyre në policinë e Shkodrës. Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake si dhe i kanë ofruar strehim.

Dy vëllezërit Toma janë shprehur se i kanë dhënë makinën tip “Audi” vëllezërve Martini, ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën. Nga ana tjetër hetimet vijojnë intesivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur biznesmeni Nard Polia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602