INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e pronarit të marketit, ja çfarë i thotë Jurgen Kurti bashkëshortes së viktimës!

Vrasja e pronarit të marketit, ja çfarë i thotë Jurgen Kurti bashkëshortes së viktimës!

Publikuar më: 13:29 19-04-2017

Ai është njohur si menaxher i vipave dhe është arrestuar një vit më parë për vrasjen e babait të tij.

Sot Jurgen Kurti flet për herë të parë mbi vdekjen e pronarit të marketit në Durrës, për vrasjen e të cilit është akuzuar nga bashkëshortja e këtij të fundit, Vjollca Arapi. Sipas saj ishte Kurti ai që nisi konfliktin dhe është njësoj fajtor sa dy të arrestuarit e tjerë. Arapi ishte e ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku deklaroi se zotëron një video ku duken lëvizjet e Jurgen Kurtit në ditën fatale. Kurti është kontaktuar nga emisioni i News 24 dhe ka folur për herë të parë mbi ngjarjen, por ka refuzuar ballafaqimin me zonjën Vjollca, duke i kërkuar ndjesë për gjithçka ndodhi. Balkan Web bën me dije se ai tha:

“Kërkoj ndjesë për mungesën, ndjesën time përcilljani ju zonjës Vjollca. Hetimi po vazhdon, detyrën për ta zbardhur fatkeqësinë ia lëmë në dorë drejtësisë”. Nuk ka vonuar as reagimi i zonjës Arapi nga studio, e cila i kundërpërgjigjet e revoltuar:

“Gimin ma ke vrarë ti Jurgen. Mos u shfajëso me kamera, me këto deklarata. Ti ma vrave, e tregojnë kamerat. Pse nuk more policinë Jurgen kur gimi ishte në tokë? Pse nuk e more të thoje se po vdes një njeri këtu? Por more makinën e ike...”.

Article Logic
Execution time: 0.0041470527648926