INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Ravik Gurrës/ BOJKOTI i avokatëve, rritet numri i gjyqeve të shtyra në të gjithë vendin

Vrasja e Ravik Gurrës/ BOJKOTI i avokatëve, rritet numri i gjyqeve të shtyra në të gjithë vendin

Publikuar më: 13:03 27-03-2019

Pas bojkotit që avokatët i kanë bërë procëseve gjyqësore ka shkruar në 111 numri i gjyqeve të shtyra nga Gjykatat në të gjithë vendin.

Ndërkohë 25 gjyqe janë shtyrë deri tani tek Krime e Rënda.
Në shenjë proteste për vrasjen e Ravik Gurrës bojkoti i avokatëve ka marrë përmasa kombëtare. Kështu pas Elbasanit dhe Korçës, kanë bojkotuar punën edhe avokatët e Lezhës, Laçit, Mirditës dhe Krujës.

Mësohet se janë rreth 150 avokatë të cilët kanë bojkotuar të gjitha proceset për 3 ditë.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm bojkotuan punën edhe avokatët e Lushnjes dhe Vlorës.

Ravik Gurra u vra mbrëmjen e 22 marsi në mes të qytetit të Elbasanit, dhe dyshohet se një nga pistat e vrasjes së tij ishte për shkak të detyrës. Viktima ishte avokat i çështjes Shullazi si dhe ka ndjekur çështjen e fisit Capaj në Elbasan, grupit Hakmarrja për drejtësi etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115