Pak ditë më parë, Tirana u trondit nga vrasja e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.
Policia njofton se ditë pas ekzekutimit të ish-efektivit, është shoqëruar në komisariat shtetasi B.T 39 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës.
Sipas policisë, B.T ka kryer veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Vrasja e Malkos është ende pa autor.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e së martës së 27 gushtit rreth orës 22.20 minuta në një rrugë të populluar afër Xhamllikut.
Viktima, Santiago Malko u qëllua nga një automjet Benz ngjyrë gri nga dy persona të maskuar me kapuçë.
Sipas dëshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.
Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qenë vdekjeprurës për të riun duke e kapur ne organet jetësore.