INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e të riut Indrit Çelaj, reagon ashpër Edi Rama

Vrasja e të riut Indrit Çelaj, reagon ashpër Edi Rama

Publikuar më: 11:53 24-08-2019

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku u vra Indrit Çelaj, reagon Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka bërë një replikë në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa thekson se policia e bëri punën e saj duke arrestuar 4 persona, që kryeministri iu referohet si 'kafshë'. Kujtojmë që Indrit Çelaj humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë pas një konflikti me vëllezërit G.K dhe A. K. 26-vjeçari kishte shkuar për të punuar në vilën e këtyre të fundit.

Replika e Ramës me komentuesin:

Komentuesi: Po per 26 vjecarin e vrare me plumbe ne koke, ne mes te dites, ne orarin e punes…nuk keni asgje per te thene ose per te bere? Apo nuk eshte pergjegjesia juaj…i takon ndonje instutucioni tjeter, ndoshta policise? Apo ca them une, ju i keni marre te gjitha persiper…edhe plehrat” shkruan komentuesi në profilin e kryeministrit Rama, i cili në përgjigje thekson se ngjarja është përgjejgësi e Policisë së Shtetit e cila e ka zbardhur tashmë atë.

Rama: Patjeter qe eshte pergjegjesia e Policise se Shtetit, e cila sa per dijenine tende e ka zbuluar vrasjen dhe ka arrestuar kater kafshe deri tani! Sa per çfare kam marre une persiper, ti mos u merzit, madje merr edhe ti persiper ndonje gje, per shembull mos i hidh plehrat pertoke.

Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197