Policia ka publikuar pamje të operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së të riut në Borsh, Përparim Bega.
Pas vrasjes, 30 forca policie janë përfshirë për kapjen e autorëve. Njëri prej tyre u kap në banesë, ndërsa dy të tjerë u kapën në një zonë të pyllëzuar, ku edhe fshiheshin, në fshatin e Kudhës.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:
– Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.
– Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.