INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë, KOKAT e policisë mbledhje urgjente në Elbasan

Vrasja e trefishtë, KOKAT e policisë mbledhje urgjente në Elbasan

Publikuar më: 00:31 30-12-2018

Vrajsa e trefishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasanit, ka ngritur në “këmbë” Policinë e Shtetit. Mësohet se Drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu të shkoi vetë në vendngjarje.

Veliu së bashku me Shefin e Krimeve të Rënda Eduart Merkaj, Prokurorin e çështjes dhe drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato po zhvillojnë një mbledhje në ambientet e Policisë së Elbasanit për të çuar në zbulimin sa më të shpëjtë të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë me viktimat e atentatit, Erdal Durunay, 51 vjeç (shtetas turk) Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri ndodhi rreth orës 21.15 dhe të tre kanë qenë duke lëvizur me mjetin e tyre tip Range Rover kur u është afruar një mjet tjetër dhe i ka qëlluar me breshëri plumbash.
Shtetasi turk, Erdal Durunay humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa dy personat e tjerë, Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, të cilët janë nip dhe dajë u plagosën rëndë, por pas disa minutash ndëruan jetën në spital.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249