INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë në Bulevardin Zogu I, burg përjetë kapos së ‘Camorras’

Vrasja e trefishtë në Bulevardin Zogu I, burg përjetë kapos së ‘Camorras’

Publikuar më: 16:44 10-10-2018

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për tre të arrestuarit e masakrës në Bulevardin ‘Zogu I’, në Tiranë më 27 maj 2015, ku mbetën të vrarë Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Gjykata ka dhënë 20 vjet burg për Klejvi Doçi, 27 vjet burg për vellain e tij Markeljan Doçi dhe burg përjetë për italianin Salvatore Letizia, i cilësuar si vrasës me pagesë dhe pjesëtar i organizatës mafioze italiane “Camorra”.

Mësohet se asnjëri nga personat e pandehur nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Dyshohet se ngjarja e ndodhur në Tiranë është një zinxhir hakmarrjesh që lidhet me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë në prill të 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328