INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë në Mat, flet autori: Më rrahën dhe më thanë 'ik o komunist, nuk bëjmë...'

Vrasja e trefishtë në Mat, flet autori: Më rrahën dhe më thanë 'ik o komunist, nuk bëjmë...'

Publikuar më: 10:49 13-10-2018

Kujtim Koxha, autori i vrasjes së trefishtë në Mat, ka shokuar me deklaratat e tij.

Ai e ka pranuar vrasjen e trefishtë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

“Më tallën kur u kërkova numrin e telefonit të kryetarit të bashkisë, më fyen dhe goditën. U ndjeva shumë keq dhe prandaj i qëllova”.

Ai ka folur lidhur me shkakun që e çoi drejt këtij akti të rëndë. 54-vjeçari është shprehur se punonjësit e Bashkisë Mat e kanë tallur dhe goditur me shpullë në momentin që u ka kërkuar numrin e kryebashkiakut.

Kujtim Koxhaj ka shtuar se në debat e sipër i është thënë nga specialistët se ata kanë një projekt për zbatim. Autori pretendon se Bashkia Mat sistemonte vetëm rrugët e mbështetësve të PD-së, duke lënë pas dore ato të PS-së. Në vijim të deklarimeve të tij, ai ka rrëfyer dhe momentin e konfrontimit fizik.

“Kur u kërkoja numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit, dhe kërkoja ndërhyrje në rrugën e lagjes, punonjësit talleshin, fyenin dhe më godisnin. U ndjeva shumë keq. Banorë të fshatit shihnin skenën dhe nuk mund të ndërhynin, pasi punëtorët e bashkisë ishin në numër më të madh sesa banorët e ndodhur aty. Ik o komunist, nuk do ta bëjmë rrugën. Do ta çojmë vetëm aty ku duam ne. Pastaj më shanë dhe më goditën dy a tre përnjëherë. E humba fare. Nga ky moment, nuk mbaj mend çfarë kam bërë”, është shprehur autori.

Ditën e ngjarjes u bë e ditur se mes Koxhës dhe mirëmbajtësve të rrugëve kishte pasur vetëm debat verbal. Drejtues të Policisë thanë se, “Edhe nga dëshmi të tjera kemi saktësuar se Koxha dhe disa nga specialistët e Bashkisë Mat janë konfliktuar jo vetëm me fjalë dhe se është goditur nga dy prej tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.002532958984375