INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e trefishtë në Tiranë, fqinjët tregojnë në IN TV për debatet në familje [VIDEO]

Vrasja e trefishtë në Tiranë, fqinjët tregojnë në IN TV për debatet në familje [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 14-01-2019

Kryeqyteti është tronditur që në orët e para të mëngjesit nga një vrasje e trefishtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazë së Re. Dhëndri i ka marrë jetën prindërve të bashkëjetueses dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Vrasësi Majlind Lila dhe bija e familjes Mata kanë disa vite që bashkëjetojnë dhe kanë dhe një vajzë të vogël. Ata jetonin në Suedi, po dyshohet se marrëdhënia e tyre po përfundonte dhe Nevila bashkëjetuesja e tij nuk kishte pranuar të kthehej më të në Shqipëri. Dyshohet se kjo arsye u bë shkak që ai të niste një debat me prindërit e saj Bujar dhe Valentina Mata dhe më pas ngjarja mori drejtim ekstrem. Për fat Nevila dhe vajza nuk ndodheshin në shtëpi. Kamera e IN News shkoi pranë banesës ku ndodhi krimi dhe mësoi nga fqinjtë se konflikti ishte më i herëshëm. Ndërsa për familjen Mata folën fjalë të mira.

“Kanë pasur debate përpara, para 5-6 muajsh por jo që të ndodh kjo. Dëgjova një zhumë në mëngjes, e mendova do të jetë ndonjë llamarinë, isha duke ikur në punë. Ishin komshinjtë më të mirë, më të shkëlqyer të lagjes ato kanë qenë”, u shpreh për IN TV njëri prej fqinjëve të dy bashkëshortëve të vrarë sot.

“Kanë qenë shumë të mirë, shumë të urtë. Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me ta”, u shpreh një tjetër fqinj.

Policia ka nisur hetimet për këtë krim të trefishtë dhe mësohet se në vendngjarje ka gjetur tre gëzhoja. Ndërsa ka verifikuar se vetë Majlindi është hedhur nga dritarja e shtëpisë në oborr dhe aty i dha fund dhe jetës së vetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559